Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

“A po han qebapa?”, Arbnora Ademaj tregon si e përjetoi momentin viral

Nga aroadmin   ·  


Modelja dhe aktorja Arbnora Ademaj ka folur për një nga momentet më të përfolura të saj, gjatë një interviste në emisionin “Prive Summer”.

Bëhet fjalë për momentin kur kamera e kishte kapur duke ngrënë qebapa, pamje që më pas u bënw virale dhe shkaktuan komente të shumta në rrjete sociale.

Ademaj ka treguar se në fillim e kishte marrë më afër zemrës gjithë situatën, ndërsa sot e kujton me humor, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse e kanë kuptuar shikuesit, nuk të kam sulmuar ty, nuk e kam pasur direkt me ty. Kemi gjetur një paqe, faleminderit për atë storje sepse edhe sot qeshi me veten dhe me komentet. Nëse postoj diçka më shkruajnë – a po han qebapa”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se, pavarësisht se gjatë karrierës ka pasur shumë histori që janë përfolur, ajo e qebapëve mbetet ndër më të veçantat.

“Gjatë jetës sime, storja që u përfol më së shumti ka qenë qebapi. Prapë e kishim përsërit. Në atë moment e kam marrë afër zemrës”.




Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *