Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

U zhduk nga rrjetet sociale, zbulohet arsyeja çka ndodhi me aktorin turk

Nga aroadmin   ·  


ktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, ka habitur miliona adhurues të tij në mbarë botën duke marrë një vendim të papritur.

Ai ka mbyllur përfundimisht llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale Instagram dhe X (ish-Twitter), duke iu larguar plotësisht botës digjitale.

Ky hap i aktorit nxiti menjëherë aludime dhe kureshtje të madhe te publiku, ku shumë menduan se pas këtij vendimi qëndronte ndonjë projekt i ri, krizë profesionale apo ndonjë arsye e madhe personale.

Mirëpo, vetë Tatlıtuğ i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve përmes një deklaratë të shkurtër e mjaft direkte.
I pyetur për arsyen e këtij veprimi, aktori u shpreh:
“Thjesht kisha dëshirë, ashtu vendosa. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë apo të rëndësishme.”
Pavarësisht se la pas vetes më shumë se 5 milionë ndjekës organikë në Instagram, ylli turk tregoi se preferon të jetojë më thjesht dhe larg vëmendjes së vazhdueshme të rrjeteve sociale.




Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *