“Parlamenti i Kosovës si Big Brother”

August 12, 2026


Kuvendi i Kosovës sot është përfshirë nga tensione dhe përplasje mes deputetëve.

Gjatë zhvillimeve të sotme, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pati një përplasje verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa në një tjetër incident pati edhe përplasje fizike mes deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci, dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.

Tensionet dhe skenat e krijuara në Kuvend kanë marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke ironizuar situatën.

“Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi”, ka shkruar Sasa.

Me këtë postim, ajo ka bërë një krahasim ironik mes skenave të sotme në Kuvend dhe formatit televiziv Big Brother, duke komentuar në mënyrën e saj zhvillimet që kanë ndodhur gjatë ditës.




Source link