“Mos më bëni pis profilin me praninë tuaj”

August 9, 2026


Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe komenteve që ka marrë në rrjetet sociale, pas disa qëndrimeve të saj në mbështetje të protestave.

Përmes një postimi të gjatë, Ceno u është përgjigjur ndjekësve që kanë komentuar në profilin e saj, duke i akuzuar se kanë kaluar kufijtë me sulmet personale, shkruan Indeksonline.

“Ju, mi gra dhe ju, mi burra që keni shqyer gojën si çorap pas disa statuseve të mia pro protestës: unë protestoj, ju protestoni kundër protestës time”, shkruan ajo.

Egla vijon duke ironizuar komentet që, sipas saj, nuk kanë lidhje me qëndrimin e saj politik apo qytetar, por me jetën e saj private dhe eksperiencën në reality show.

Ajo thekson se nuk shqetësohet nga sulmet dhe se jeta e saj private mbetet e tillë pikërisht sepse ka zgjedhur vetë se çfarë të bëjë publike.

“Mos ma qani hallin se unë e kam në terezi. Kam dy atdhe, dy flamuj në zemër dhe zero padron mbi kokë”, shprehet Ceno, duke iu referuar lidhjes së saj me Shqipërinë dhe Italinë.

Në fund të reagimit, fituesja e BBVA3 deklaron hapur se do të vijojë të mbështesë protestën, duke theksuar se e bën këtë për bindjet e saj dhe jo për ndonjë interes personal.

“Mbështes me gjithë zemër protestën sepse Shqipërinë e dua, jo sepse s’kam ku të shkoj . Sepse kështu më pëlqen dhe nuk i jap llogari njeriu”, shkruan ajo.

Ceno u ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të mos e përdorin profilin e saj për sulme dhe debate personale, duke e cilësuar atë si “shtëpinë” e saj virtuale.

Reagimi i fortë i Eglës ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke hapur sërish debat mes ndjekësve të saj dhe kritikëve.






Source link