Don Xhoni pranon gabimin ndaj pjesmarrësit në koncert, kërkon falje për veprimin

August 4, 2026


Reperi i njohur Don Xhoni ka kërkuar publikisht falje pas një incidenti të ndodhur gjatë koncertit të tij të fundit në Gjakovë, pamjet e të cilit bënë xhiron e rrjetit në TikTok.

Përmes një postimi në InstaStory, artisti ka marrë përgjegjësinë për veprimin e tij, duke sqaruar se reagimi nuk ishte i duhuri pavarësisht provokimit.

Ngjarja ndodhi gjatë performancës, kur një person nga publiku e provokoi reperin me një gjest të pahijshëm. I nxitur nga momenti, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të tij. Situata rrezikoi të përshkallëzohej kur në skenë u afrua vëllai i tij, Leonardi, por vetë reperi e ndali atë menjëherë, duke e menaxhuar situatën me qetësi dhe duke vazhduar koncertin normalisht.

I ndërgjegjshëm për pamjet e shpërndara, Don Xhoni zgjodhi të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij:

“Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje. Pavarsisht qa ka ndodh, reagimi jem nuk u kane i duhuni edhe per kta kerkoj falje. Respekt per krejt ata qe kane ardh aty edhe qe gjithmone m’kane perkrah”.

Me këtë reagim, reperi mbylli çdo polemikë, duke vlerësuar mbështetjen e publikut dhe duke treguar pjekuri përballe situatave të tilla në skenë.




Source link