Genta Ismajli kthehet në Kosovë dhe fshin çdo gjë nga e kaluara

July 29, 2026


Këngëtarja Genta Ismajli po kalon disa ditë në Kosovë. Prej kohësh ajo është larguar nga skena muzikore, në kulmin e sukseseve të saj, duke ndërtuar një jetë larg muzikës së bashku me partnerin e saj turk.

Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen edhe me ndryshimet në profilin e saj në Instagram.

Genta ka fshirë të gjitha fotografitë e mëparshme, duke lënë të publikuar vetëm një kolazh me fotografi të binjakëve të saj, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë fokusin tek familja dhe jeta private, duke lënë pas një pjesë të madhe të arkivit të saj publik.




Source link