Gazetarja kosovare e thotë hapur se është në kërkim të mashkullit, por kot…
Erleta Terpeza, ish-gazetare e RTK-së, ishte e ftuar në emisionin “N’mal a n’det” në ATV, ku foli hapur për disa aspekte të jetës së saj personale dhe profesionale. Gjatë intervistës, ajo nuk hezitoi të ndante edhe detaje nga statusi i saj sentimental.
Terpeza tregoi se aktualisht është beqare dhe se është në kërkim të partnerit të jetës.
Ajo tha me humor se, ndonëse është e hapur për një njohje të re, meshkujt nuk po gjejnë guxim t’i afrohen, shkruan “Kosovarja”.

Deklarata e saj u prit me interes, pasi gazetarja rrallëherë flet publikisht për jetën private. Intervista u transmetua në kuadër të emisionit veror “N’mal a n’det” në ATV.