‘Sikur ke hapur kompani aeroplani’, Festa i kthen komentin epik ndjekësit

July 23, 2026


Javën që lamë pas, blogerja e njohur Festa Qoqaj korri një sukses të radhës duke lansuar brandin e saj të rrobave, të titulluar me emrin “Afër”.

Lansimi i këtij koleksioni u shoqërua me vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku Festa ndau me ndjekësit e saj prapaskenat, përgatitjet dhe detajet e këtij projekti personal.

Mirëpo, siç ndodh shpesh në botën e rrjeteve sociale, përmbajtja e shpeshtë dhe promovimi i madh nuk u mirëprit nga të gjithë.

Një prej komentuesve e kritikoi hapur blogeren, duke nënkuptuar se ajo po e zmadhonte arritjen e saj dhe po bëhej e tepërt me postime:

“Boll e bajatshme, sikur ke hapur kompani aeroplani”, i shkroi ai.

Festa nuk ka hezituar t’i përgjigjet këtij komenti, por në vend të fjalëve zgjodhi një mënyrë mjaft epike e diplomatike.

Ajo ia ktheu komentuesit thjesht me një fotografi ku shihet pozuar (bërë me AI) brenda kabinës së pilotit të një aeroplani, e veshur me fustan nga koleksioni, duke e marrë me sportivitet dhe humor të gjithë situatën.

Kjo replikë e Festës dëshmon më së miri që nuk i merr personale komentet e ndjekësve.






Source link