Çfarë po ndodh me fituesit e reality show-ve, publiku nuk merret me asnjërin?

July 20, 2026


Londrim Mekaj, Selin Bollati dhe Mimoza Ahmeti janë fituesit e edicioneve të fundit të “BBVK”, “BBVA” dhe “Ferma VIP”.

Ndryshe nga fituesit e viteve të kaluara, ata nuk po marrin të njëjtën vëmendje në media dhe nuk janë shumë të pranishëm në projekte publike.

Pas përfundimit të spektakleve, emrat e tyre janë përmendur më rrallë, ndërsa nuk janë parë të angazhuar në fushata të shumta reklamash apo aktivitete të tjera që zakonisht shoqërojnë fituesit e formateve të tilla, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndryshojë në muajt në vijim, pasi secili prej tyre mund të zgjedhë një rrugëtim të ndryshëm profesional pas përfundimit të eksperiencës në reality show.




Source link