Babai dhe vajza 6-vjeçare humbin jetën pas përmbysjes së traktorit

July 20, 2026


Një aksident i rëndë ka tronditur fshatin Satteins në Austri, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare kanë humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys disa herë.

Sipas mediave austriake, babai po udhëtonte me dy vajzat e tij në një zonë me pjerrësi, kur traktori, së bashku me rimorkion e rëndë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, Marceli dhe vajza e tij Klara humbën jetën, ndërsa vajza tjetër 4-vjeçare, Anna, mbeti e lënduar rëndë. Ajo u dërgua për trajtim në spital dhe më pas u lirua.

Aksidenti ndodhi në një zonë të izoluar dhe për disa orë nuk u vërejt nga askush.

Nëna e fëmijëve, e shqetësuar pasi familjarët nuk po ktheheshin, doli për t’i kërkuar dhe i gjeti të aksidentuarit. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet emergjente.

Pas tragjedisë është hapur një fushatë për mbështetjen e familjes, nga e cila deri tani janë mbledhur mbi 550 mijë euro.

Banorët e zonës dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit kanë shprehur dhimbje të madhe për ngjarjen, duke e cilësuar ndërhyrjen si një nga rastet më të rënda emocionalisht për ta.




Source link