E dashura e Yamal befason me veprimin ndaj yllit të Spanjës

July 10, 2026


Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në futbollin botëror, por këtë herë jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe që kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve, ku e dashura e talentit spanjoll, Ines Garcia shihet me dy varëse plot domethënie.

Njëra prej tyre mban inicialet “LY”, ndërsa tjetra ka të gdhendura numrat 10, 19, 27 dhe 41 – të gjithë numrat që Lamine Yamal ka mbajtur në fanellë gjatë karrierës së tij deri më tani.

Ky gjest është interpretuar nga fansat si një shenjë e fortë mbështetjeje dhe afeksioni ndaj yllit të Barcelonës, duke bërë që fotografitë të bëhen virale në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe vetë Yamal ka tërhequr vëmendjen me aksesorët e tij gjatë mbërritjes në Kupën e Botës.

Futbollisti u pa me dy zinxhirë të veçantë: një të frymëzuar nga festimi i tij ikonik “304” dhe një tjetër me logon e personazhit të famshëm Batman.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në internet, ku tifozët i kanë cilësuar dyshen si një nga çiftet më simpatike të momentit në botën e futbollit.




Source link