Videoja e vajzave në Fier, Sara shpërthen pas pamjeve të dhunës: “Drejtësia duhet të veprojë”

July 7, 2026


Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe indinjatën e saj për ngjarjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjordeni, duke u shprehur si nënë e dy vajzave, dënoi ashpër veprimet e personave të përfshirë dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë të ndërhyjnë, shkruan Indekosnline.

“Jam më shumë sesa e tmerruar dhe e prekur nga pamjet”, shkroi ajo, duke theksuar se dhuna nuk duhet të tolerohet dhe se përgjegjësit duhet të përballen me pasojat ligjore.

Ajo iu bashkua thirrjeve për hetim nga autoritetet dhe kërkoi që raste të tilla të trajtohen me seriozitet, duke bërë apel kundër vetëgjyqësisë dhe dhunës.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku shumë persona kanë shprehur të njëjtën shqetësim për përhapjen e rasteve të dhunës mes të rinjve.




Source link