“E mbështjellur si dhuratë”, Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet
1
Këngëtarja Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të reja të publikuara në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, artistja shfaqet me një veshje elegante të bardhë, teksa pozon pranë një peizazhi bregdetar në Greqi.
Krahas fotografive, ajo ka shkruar shkurt: “E mbështjellur si dhuratë”, duke e shoqëruar mbishkrimin me një emoji të fjongos.
Duket se pushimet po nxjerrin më të mirën prej saj, derisa Era mbetet një prej artisteve me agjendën më të ngjeshur me koncertet e verës.