Pamela Anderson festoi ditëlindjen e saj të 59-të në Saint-Tropez
1
Pamela Anderson festoi ditëlindjen e saj të 59-të në rivierën franceze, ku po e kalon verën në Saint-Tropez.
Aktorja ndau foto nga udhëtimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Ajo postoi një sërë fotosh në Instagram, duke shëtitur nëpër qytet me një fustan të bardhë, me një shami në kokë dhe një shportë në dorë.
Fotot me rroba banjoje të verdhë, të cilat menjëherë i kujtuan shumë prej tyre ditët e saj në serialin Baywatch, tërhoqën vëmendjen më të madhe.
Këtë herë, ajo u shfaq pa grim, gjë që është bërë shenja dalluese e saj vitet e fundit. “Faleminderit për të gjitha urimet e mrekullueshme të ditëlindjes… U bëfshin realitet të gjitha ëndrrat tuaja sot. Me dashuri, P”, u shkroi ajo fansave të saj.