Vdes futbollisti, u godit nga një varkë teksa po notonte
7
Futbollisti holandez dhe ish-ylli i reality shows, Mats Grotenbreg, ka vdekur në moshën 28-vjeçare pasi u godit nga një varkë teksa po notonte.
Grotenbregu po notonte në Middelaar të Holandës kur ndodhi aksidenti fatal. Ai u godit nga një varkë teksa ndodhej në ujë, ndërsa policia lokale bëri të ditur se një i dyshuar është arrestuar, shkruan mediumi britanik, The Sun.
Qendërmbrojtësi ishte bërë i njohur pasi kishte shënuar golin e fitores për skuadrën e kategorisë së katërt USV Hercules ndaj gjigantit holandez Ajax në një ndeshje të Kupës së Holandës gjatë sezonit 2024-2025.
Megjithatë, ai më vonë njihej edhe për karrierën e tij në televizion, pasi kishte marrë pjesë në sezonin e tretë të versionit holandez të The Bachelorette.
Së fundmi, Grotenbreg luante në kategorinë e gjashtë të futbollit holandez. Ai kishte dalë nga akademitë e dy klubeve të njohura, PSV Eindhoven dhe Vitesse, ku kishte zhvilluar vitet e para të karrierës së tij.