Truprojat e Benita Zenës tërheqin vëmendjen, të gjithë sytë tek ta
1
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, kohët e fundit është parë në aktivitete të ndryshme e shoqëruar nga dy truproja, të cilët e përcjellin në lëvizjet e saj.
Prania e tyre ka ngjallur interes, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një masë sigurie apo për një zgjedhje personale të Benitës gjatë paraqitjeve publike, shkruan “Kosovarja”.
Benita vazhdon të jetë aktive në evente dhe organizime të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj dhe mënyrën se si zgjedh të prezantohet para publikut.
Show, apo siguri?
