Moment i sikletshëm për Mateon? Flirti mes Jozit dhe Brikenës po komentohet kudo! (VIDEO) – ekskluzivet

June 21, 2026


Një moment i transmetuar gjatë emisionit “Top Arena” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Të ftuar në studio ishin edhe Brikena Selmani, Mateo Borri dhe Joz Marku. Teksa prej ditësh vazhdojnë aludimet për ndarjen e Brikenës dhe Mateos, një bisedë mes Brikenës dhe Jozit ka ndezur menjëherë reagimet online.

Gjithçka nisi kur Brikena e pyeti Jozin për statusin e tij sentimental.

“Na kanë shkruajtur shumë goca që kanë dashur të të pyesin: A është Jozi single?”, iu drejtua ajo.

“Single jam për momentin. Po ti?”, u përgjigj Jozi me buzëqeshje.

Pas kësaj, biseda vazhdoi me batuta dhe të qeshura, ndërsa shumë ndjekës e interpretuan shkëmbimin si një flirt të lehtë mes tyre.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishte reagimi i Mateos. Kamerat e kapën atë në sfond gjatë gjithë bisedës, ndërsa ai nuk reagoi dhe nuk u përfshi në diskutimin mes dyshes.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat po komentojnë jo vetëm batutat mes Brikenës dhe Jozit, por edhe qëndrimin e qetë të Mateos gjatë gjithë momentit.



Source link