Më kë i kaloi pushimet luksoze? Ish-banorja e BBV 5 flet për partnerin më të vogël në moshë…
15
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Edisa Demollari, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania, ku ka folur për jetën personale dhe atë profesionale.
Edisa tregoi se pushimet e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri i ka bërë me familjen.
E ngacmuar nga moderatoret nëse në këto pushime luksoze ka qenë me djalin që po njihte, Edisa tha jo, por u kënaq me familjen.
Pjesë nga intervista:
Unë në fakt doja të shkëputesha pak nga puna, nga moderimi, nga lodhja, doja thjesht të kthehesha pak tek ato pushimet. Te pushimet që ishin goxha luksoze. Para disa kohësh në “Trotuar” ti ke thënë një deklaratë që ke qenë në një njohje me një djalë që ishte më i vogël në moshë se ty. Ishe me atë me pushime?
Jo.
Po pse?
Familja e para. Pushimet e para që bëra ishin totalisht me familjen. E kisha shumë të nevojshme. Nuk e di nëse u ka ndodhur vajzave të tjera, por kur dola nga Big-u sikur u mbylla pak, disa ditë, doja të rrija në shtëpi. Duke qenë se aty brenda sado duket si eksperiencë e bukur dhe është, por ke një lodhje mendore duke u marrë me shumë njerëz. Pushimet me të shtëpisë u kënaqa shumë.
Ishte një dhuratë që ia bëre vetes dhe familjes?
Po patjetër sepse e meritonin. Unë vetë nuk kam mbajtur shumë stres për pjesën e Big-ut, por familjarët janë ata që mbajnë të gjithë peshën.
