Çfarë ndodhi? Ferma VIP i bën të papriturën Arbana Osmanit pas finales! (FOTO) – ekskluzivet

June 19, 2026


Pas përfundimit të finales së Ferma VIP 3, një postim i Olti Currit në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Opinionisti dhe blogeri publikoi një fotografi ku shfaqen bashkëpunëtorët e një postimi të Ferma VIP, duke vënë në dukje një detaj që sipas tij nuk kalon pa u vënë re.

Në Instastory, Olti Curri ngriti pikëpyetje për mungesën e emrave të moderatorës Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj në listën e bashkëpunëtorëve të postimit, pavarësisht faktit se të dy ishin figura kyçe të spektaklit gjatë gjithë sezonit.

“Gjithë kjo listë nuk u gjend vend për moderatoren dhe regjisorin që ishin aty për tre muaj? Gjithmonë Arbana i bënte vetë edhe ‘post’ reality show, po këtë radhë çfarë ndodhi?”, shkroi ai.

Postimi ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të aludojnë mbi arsyet e mundshme të kësaj mungese.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga Arbana Osmani, Eduart Grishaj apo drejtuesit e produksionit lidhur me komentet e bëra nga Olti Curri.

Megjithatë, siç ndodh shpesh pas përfundimit të spektakleve të mëdha televizive, edhe ky detaj ka mjaftuar për të ndezur diskutimet mes fansave të formatit.



Source link