Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Nuk siguroi një ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nga aroadmin   ·  


Kandidatja për deputete, Adelina Thaçi, ka falënderuar mbështetësit e saj pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke shprehur mirënjohje për votat dhe besimin e marrë gjatë fushatës.

Në një reagim publik, Thaçi theksoi se çdo votë e marrë për të përfaqëson më shumë se një numër, duke e cilësuar si përgjegjësi, respekt dhe motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik dhe publik

“Edhe pse këtë herë nuk arrita të jem pjesë e Kuvendit si deputete, ndihem krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora,” u shpreh ajo, duke shtuar se humbja e mandatit nuk nënkupton humbje të vlerave dhe idealeve për të cilat ka qëndruar.

Ajo theksoi gjithashtu se rrugëtimi politik nuk matet vetëm me rezultate zgjedhore, por edhe me ndikimin, njerëzit e takuar dhe besimin e ndërtuar ndër vite.

Në fund të deklaratës së saj, Thaçi u zotua se do të vazhdojë të jetë aktive dhe të kontribuojë në shoqëri, duke punuar për të mirën e vendit dhe duke mbetur zë i mbështetësve të saj.

“Faleminderit për çdo votë, çdo fjalë të mirë dhe çdo zemër që më besoi,” përfundoi ajo.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *