“Më dhunuan”/ Produksioni i Ferma VIP reagon pas akuzave të forta të Ermal Mamaqit! – ekskluzivet

June 15, 2026


Pak orë para finales së madhe të Ferma VIP, vijon të diskutohet raporti mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të spektaklit.

Pas reagimeve të shumta të aktorit në rrjetet sociale lidhur me largimin e tij nga paneli i opinionistëve, së fundmi ka ardhur edhe një koment nga regjisori Eduart Grishaj.

I pyetur nëse Mamaqi do të jetë pjesë e finales, Grishaj nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit të tij, duke lënë të kuptohet se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

“Ta kuptojmë. Ai është duke reflektuar. Nëse ai reflekton, edhe mundemi të bëjmë një përjashtim. Ne jemi njerëz të mirë, mund edhe ta marrim. Thjesht po presim reflektimin”, u shpreh ai.

Deklarata ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku shumë ndjekës po pyesin nëse Ermali do të rikthehet në karrigen e opinionistit gjatë natës finale.

Ndërkohë, vetë Mamaqi ka ironizuar disa herë situatën në rrjetet sociale, duke mbajtur gjallë debatet mes fansave të formatit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse finalja e madhe do të sjellë edhe rikthimin e tij në studio apo nëse aventura e tij në Ferma VIP ka përfunduar përfundimisht.



Source link