Fëmijët e Bujakës me një kërkesë të veçantë për Arbana Osmanin në finalen e “Ferma VIP”

June 15, 2026


Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio.

Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata interpretuan këngë atdhetare, duke sjellë një atmosferë të veçantë në mbrëmjen më të rëndësishme të spektaklit.

Pas performancës, ata i drejtuan një kërkesë publike moderatores Arbana Osmani. Me shumë dashuri dhe sinqeritet, fëmijët thanë: “Na e dërgo babain të fitojë në finale.”

Ky moment preku të pranishmit dhe shikuesit, duke u kthyer në një nga çastet më emocionale të finales së madhe të “Ferma VIP”. Tashmë mbetet të shihet nëse Bujaka do të arrijë të triumfojë dhe të rikthehet pranë familjes si fitues i këtij edicioni, shkruan Kosovarja.




Source link