Nuk mund të bëj gjëra…
2
Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania. Ajo ka folur për ngacmimet që merr nga futbollistët, rivalitetin mes vajzave në televizion dhe jo vetëm…
Armela tregoi se ka refuzuar projekte vetëm për shkak të pagesës së ulët. Gjithashtu ajo u shpreh se refuzon edhe projekte që kanë pagesë të mirë¸ por që nuk i përshtaten asaj.
Pjesë nga intervista:
A ka pasur ndonjë moment Armela që ka marrë një propozim për një projekt, por për shkak të pagesës nuk e ka pranuar?
Shumë herë. Për pagesa të ulëta nuk e ngre fare atë çarçafin të dal nga krevati me thënë të drejtën.
Po nëse ka qenë një pagesë shumë e mirë po lloji i projektit nuk të përshtatej?
Absolutisht, nuk mund të bëj për shembull gjëra ‘topless’.