Morena Taraku ndryshon stilin, larg imazhit të bukuroshes “hot”

June 13, 2026


Morena Taraku, ish-missi dhe këngëtarja e njohur kosovare, prej kohësh po jeton në Turqi. Ajo është konsideruar ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet e saj të kuruara, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, në postimet e fundit në rrjetet sociale, Morena po shfaqet me një stil krejtësisht ndryshe nga ai me të cilin publiku është mësuar ta shohë.

Ajo ka zgjedhur veshje më të thjeshta dhe sportive në përditshmërinë e saj.

Ndryshimi i stilit vërehet qartë në fotografitë e fundit, ku këngëtarja është larguar nga paraqitjet glamuroze dhe imazhi i seks-simbolit që e ka shoqëruar ndër vite./Kosovarja/




Source link