Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Klodi dhe Elijona takohen me Leonora Jakupin, nuk mungojnë përqafimet

Nga aroadmin   ·  


Dy finalistët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, njëherësh çifti i njohur Klodi dhe Elijona, po vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku edhe pas përfundimit të spektaklit.

Mbrëmjen e kaluar, ata janë fotografuar në shoqërinë e opinionistes Leonora Jakupi.

Ka qenë Elijona ajo që ka ndarë një fotografi me Leonorën në rrjetet sociale, ku të tre shfaqen të buzëqeshur. Krahas fotos, ajo ka shkruar: “Të duam pafund”.

Në një postim tjetër, Elijona publikoi edhe tri fotografi të tjera, ku ajo dhe Klodi shihen duke e puthur Leonora Jakupin në faqe.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi ishte një nga mbështetëset më të mëdha të çiftit, duke i përkrahur vazhdimisht në raportin dhe lidhjen e tyre brenda shtëpisë.




Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *