Alaudin Hamiti mungoi në eventin e Londrimit, ka dy fjalë për të

June 10, 2026


Alaudin Hamiti mungoi mbrëmë në eventin e promovimit të EP-së me këngë të reja të fituesit të edicionit të katërt të “BBVK”, Londrim Mekaj.

Prezantuesi i njohur nuk ishte i pranishëm në organizim, por nuk e la pa e uruar publikisht artistin e ri, shkruan “Kosovarja”.

Përmes një postimi, Hamiti ndau disa fjalë mbështetëse për Londrimin dhe projektin e tij më të ri muzikor. Ai e vlerësoi publikimin e EP-së si një hap të rëndësishëm në karrierën e këngëtarit.

“Divo, urime për EP-në e parë. Ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë”, shkroi Alaudin Hamiti, duke i uruar suksese Londrimit në vazhdim të karrierës së tij artistike.




Source link