Edita Doli me bashkëshortin po sjellin trendin më të ri në rrjet
27
Edita Doli dhe bashkëshorti i saj kanë rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me një video tejet të ëmbël, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Në videon e publikuar, Edita shihet duke realizuar fotografi në vende të ndryshme, ndërsa në momentet më të papritura shfaqet bashkëshorti i saj, duke e përqafuar dhe kapur plot dashuri. Këto skena romantike kanë prekur zemrat e shumë personave.
Me spontanitetin dhe afërsinë që transmetojnë, çifti duket se po sjell një nga trendet më të pëlqyera të momentit në rrjet, duke dëshmuar se dashuria shprehet më së miri përmes gjesteve të vogla, shkruan Kosovarja.