“Do t’jap 10.000 euro” – Dea Mishel i përgjigjet Zegjinesë: Edi Rama do i flasësh ti apo të…

June 9, 2026


Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka bërë ditën e sotme një postim në “Instagram” lidhur me ofendimet që i ka bërë deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Dea ka publikuar të gjitha postimet që ka bërë Zegjine në profilin e saj në “Instagram”. Gjithashtu ka postuar edhe përgjigjet që i ka dhënë deputetes së PS-së.

Ndërkohë krahas këtyre fotove, Dea u ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i tregojnë në komente Çaushit se çfarë mendimi kanë për të.

Influencuesja e njohur nuk e ka lënë me kaq, pasi i ka bërë thirrje edhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që të kthejë përgjigje.

“Meqë po bullizohem aktivisht nga një deputete, tregojini pak në komente këtu se ça mendimi keni, se te profili i saj ka mbyllur komentet dhe na bën block. Edi Rama do na përgjigjesh ti, apo do lesh këta xholat që i përdor për shpërqendrim?”, shkruan Dea krahas postimit të saj në “Instagram”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka bërë edhe një postim ironizues për Zegjinë ku shkruan:

“Do t’jap 10.000 euro po e lexove dot këtë numrin me zë të lartë

574.673.902.987. XO, Dea Michelle”.




Source link