Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po mësoja”, Vis Pupa tregon historinë e veçantë

Nga aroadmin   ·  


Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar 49 vjetorin në ambientet e Ferma Vip.

Përveç urimeve dhe surprizës që i organzuan fermerët, Visi mori edhe një mesazh të veçantë, nga mësuesja e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi.

Mes kujtimesh, zysha tregoi herën e parë që Visi u ul në bankat e shkollës.

Ndërsa vetë aktori “hapi zemrën” dhe tregoi një histori të veçantë.

“Kam një histori shumë të veçantë me zysh Enxhin.Unë kam pasur shumë dëshirë të vazhdoj shkollën, mezi e kam pritur. Dhe kur e kam parë zysh Enxhin jam mahnitur sa e bukur ishte. Unë i kam pasur gjithmonë shumë qejf njerëzit e bukur dhe ka qenë një njeri i mrekullueshëm. Ajo edhe sot është shumë e bukur. E kam pasur shkollën me shumë qejf dhe zysha më ka mbajtur mirë. Janë detyruar të shtëpisë të më heqin nga klasa e parë sepse unë nuk po mësoja, po mrekullohesha me zyshën. Isha në dashuri me zyshën”, tha Visi.




Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *