Klodi dhe Elijona bashkë në pushime, çifti po e shijon çdo moment

June 6, 2026


Klodi dhe Elijona, dy finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, po vazhdojnë të shihen gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pas përfundimit të spektaklit, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, dyshja ka lënë të kuptohet se kanë nisur pushimet verore së bashku.

Nëpërmjet publikimeve në rrjetet sociale, ata kanë ndarë momente nga bregdeti, duke treguar se po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Ndonëse nuk kanë bërë deklarata të gjata publike për raportin e tyre, postimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe kanë shtuar interesimin për çiftin, i cili duket se po e shijon çdo moment të kësaj periudhe.




Source link