Bujaka drejt përjashtimit nga Ferma VIP? Veprimi ndaj Ilirit do t’i kushtojë shtrenjtë? (VIDEO) – ekskluzivet

May 27, 2026


Një moment i diskutueshëm i ndodhur në orët e fundit brenda Ferma VIP ka ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve të formatit.

Gjatë një bisede në oborr mes fermerëve, Bujaka është përfshirë pa dashje në një situatë që mund të konsiderohet shkelje e rregullave të vendosura nga produksioni për Ilir Shaqirin, i cili aktualisht po vuan dënimin e tij në çadër.

Kujtojmë se gjatë Prime-t të fundit, Arbana Osmani lexoi vendimin e Agait, sipas të cilit asnjë nga banorët nuk duhet të komunikojë me Ilirin gjatë periudhës së izolimit. Madje u paralajmërua qartë se thyerja e këtij rregulli mund të sillte përjashtim të menjëhershëm nga gara.

Në pamjet që po komentohen në rrjet, Iliri dëgjohet duke iu drejtuar specifikisht Bujakës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet për një moment. Menjëherë më pas, pasi duket se kupton situatën, ai i kthen kurrizin dhe shmang çdo komunikim të mëtejshëm me balerinin.

Megjithatë, fakti që reagimi i parë ndodhi ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin diskutimet nëse rregulli është thyer apo jo.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do ta konsiderojë këtë një shkelje të izolimit dhe nëse do të marrë masa ndaj Bujakës, apo nëse situata do të kalojë vetëm me një paralajmërim.

Ndërkohë, fansat e programit po presin me interes vendimin zyrtar, sidomos në një javë ku përflitet se Bujaka gëzon edhe imunitet në lojë.



Source link