Majlinda Zeka sjell pamje të të birit, qenka rritur e bërë bukurosh
24
Djali i modeles Majlinda Zeka dhe reperit Majk ka festuar ditëlindjen e nëntë. Me këtë rast, Majlinda ka publikuar pas një kohe të gjatë fotografi të të birit në rrjetet sociale.
Modelja ka ndarë disa momente të veçanta, ndërsa postimi është shoqëruar me një dedikim emocional për ditëlindjen e tij.
Ajo ka zgjedhur fjalë personale për të shprehur lidhjen me të birin, shkruan “Kosovarja”.
“9 vjet dashni, zhurmë, përqafime e lumturi. Urime ditëlindjen shpirti i mamit, ti je pjesa më e bukur e jetës tem”, ka shkruar Majlinda krahas postimit të publikuar.
