Indri mbetet i shtangur nga droni me Vanesën – ai bën veprimin e papritur (VIDEO) – ekskluzivet
Një tjetër dron ka mbërritur sot mbi shtëpinë e Ferma VIP, por këtë herë i dedikohej Indri.
Mesazhi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos për shkak të fotos së Indrit me Vanesa të shfaqur në dron.
Sipas vetë Indrit, surpriza duket se ishte dërguar nga djali i axhës së tij, pasi ai tha se e kuptoi nga shprehja “Forca lush”.
Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë është reagimi i vetë banorit ndaj fotos romantike me Vanesën.
Kjo pasi vetëm pak orë pas daljes së saj nga shtëpia, Indri u pa shumë i afërt me banoren e re që hyri në fermë, gjë që solli shumë komente dhe kritika online.
Në pamje, Indri duket disi i habitur dhe jo shumë entuziast nga droni, ndërsa ndjekësit në rrjet po komentojnë se ai “nuk e priti mirë” mesazhin me Vanesën.
Momenti ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku fansat vazhdojnë të diskutojnë raportin e tij me Vanesën dhe afrimin e shpejtë me konkurrenten e re.