Martohet Blerando, këngëtari dhe finalisti i BBVK 2

May 18, 2026


Këngëtari Blerando dhe Albulena kanë kurorëzuar sot lidhjen e tyre me martesë, duke shënuar një hap të ri në jetën personale. Çifti prej kohësh kanë qenë bashkë, megjithatë lidhjen e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut, shkruan “Kosovarja”.

Blerando, i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij si ish-finalist në “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë një nga emrat më të komentuar në showbiz gjatë periudhës së fundit. Martesa e tij me Albulenën vjen pas një historie që është zhvilluar larg ekspozimit publik.

Albulena është nga Prishtina dhe njihet në fushën e biznesit në Turqi.

Ajo përshkruhet si një grua e suksesshme dhe e respektuar në angazhimet e saj profesionale, ndërsa tashmë ka nisur një kapitull të ri së bashku me Blerandon.




Source link