Çfarë ndodhi? Gjestit i ndodh e papritura në koncert live (VIDEO)
Një moment i papritur ka ndodhur gjatë performancës së Gjesti në një club në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Teksa artisti po performonte në skenë mes atmosferës elektrizuese, mikrofoni i tij ka përfunduar papritur në turmë, duke krijuar konfuzion për disa sekonda.
Në videot që po qarkullojnë online, Gjesti shihet duke ndalur performancën me duart në kokë dhe duke u përkulur drejt fansave për të rimarrë mikrofonin.
Në ambient kanë qenë të pranishëm edhe Selin Bollati dhe DJ Gimbo, të cilët janë parë pranë skenës gjatë performancës.
Pavarësisht incidentit, atmosfera në club ka vijuar normalisht dhe artisti ka vazhduar performancën mes brohorimave të fansave.