“Të gjithë gabojnë…” Ola reagon ashpër pas eliminimit dhe mesazheve të ashpra në rrjet (FOTO) – ekskluzivet

May 9, 2026


Pas eliminimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë edhe në rrjetet sociale.

Menjëherë pasi mori telefonin në dorë dhe pa reagimet e shumta pas incidentit me Arbana Osmani, Ola ka zgjedhur të ndajë disa mesazhe mbështetëse në Instastory.

Njëri prej postimeve të rishpërndara nga ajo shkruante:
“Të gjithë gabojmë. Disa gabime ndodhin në heshtje, disa para gjithë publikut. Por një moment i vështirë nuk duhet të fshijë gjithë atë që je si njeri.”

Në një tjetër mesazh mbështetës për të, thuhej:
“Sot ndoshta të hoqën nga gara… por për ne je fituese.”

Këto postime janë interpretuar nga ndjekësit si një reflektim dhe një përpjekje e Olës për të treguar anën e saj njerëzore pas gjithë stuhisë mediatike të ditëve të fundit.

Reagimi i saj ka sjellë menjëherë komente të shumta në rrjet, ku disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë vazhdojnë ta kritikojnë për sjelljen në Prime.



Source link