Einxhel Shkira bëhet për infuzion
22
Einxhel Shkira është opinioniste në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, ku këtë sezon është pjesë e panelit së bashku me Armina Mevlanin dhe Ermal Mamaqin.
Angazhimet në spektakël kanë bërë që ajo të jetë vazhdimisht në lëvizje mes Prishtinës dhe Tiranës.
Përveç angazhimeve televizive, Einxhel po kujdeset edhe për dy fëmijët e saj të vegjël, gjë që e bën rutinën e saj të përditshme mjaft intensive. Ritmi i ngarkuar duket se po ndikon edhe në energjinë e saj fizike, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, moderatorja ka treguar se në disa raste i është dashur të marrë infuzione me vitamina për të përballuar lodhjen dhe angazhimet e shumta, sidomos gjatë ditëve me transmetime “prime”.
