Reagon familja e Olës pas skandalit në Ferma VIP dhe ofendimit “kuçk” ndaj Arbanës (FOTO) – ekskluzivet
Pas incidentit të bujshëm në Ferma VIP, ku Ola përdori gjuhë ofenduese ndaj Arbana Osmani, reagimet nuk kanë munguar as jashtë shtëpisë.
Menjëherë pas transmetimit të momentit, ka ardhur një veprim nga familjarët dhe personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Olës.
Siç ndodh zakonisht me banorët e këtij formati, gjatë izolimit, llogaritë e tyre administrohen nga të afërmit.
Pas valës së kritikave dhe komenteve në rrjet, ata kanë vendosur të ndërmarrin një hap të menjëhershëm.
Profili zyrtar i Olës në Instagram është kthyer nga publik në privat, duke kufizuar aksesin e ndjekësve.
Ky veprim shihet si një përpjekje për të menaxhuar reagimet e shumta dhe për të mbrojtur imazhin e saj pas situatës së krijuar.
Ngjarja ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, ndërsa publiku pret të shohë nëse do të ketë edhe një reagim tjetër nga vetë Ola apo nga produksioni.
