Përplasja në “Ferma VIP”/ Ola jo vetëm që e quajti Arbanën “kuçkë”, por i kujtoi edhe diçka “të hidhur” për Top-in!

May 5, 2026


Puntata e djeshme e “Ferma VIP” ka shënuar një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni televiziv, ku kulmoi me një përplasje mes Olës dhe moderatores Arbana Osmani.

Incidenti ka përfshirë edhe një tjetër detaj lidhur me historikun e televizioneve shqiptare. Gjatë momentit të tensionuar kur Ola iu drejtua Arbanës me fjalën “kuçkë”, ajo zgjodhi të ironizonte edhe vetë thelbin e formatit.

Konkurrentja i rikujtoi Osmanit deklaratat e bëra në nisje të këtij sezoni, ku premtohej se “Ferma VIP” do të sillte një standard të ri, krejtësisht “ndryshe” nga reality shoë-t e tjerë

Kjo deklaratë ishte perceptuar gjerësisht nga publiku si një referencë ndaj konkurrencës me “Big Brother VIP” në Top Channel, një program i komentuar shpesh për mbizotërimin e dhunës verbale.

Në kulmin e debatit, Ola e përdori këtë argument për të goditur thelbin e emisionit: “Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që gjuan me këpucë aty në opinion, ka qenë televizion tjetër. Po ia keni arrit se keni thënë do bëjmë diçka ndryshe. Nuk e ke bërë diçka ndryshe, më vjen keq…”

Përballë këtij komenti që vinte në pikëpyetje realizimin e premtimeve të produksionit, Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi, duke e kthyer përgjegjësinë për situatën e krijuar te vetë konkurrentja: “Me thënë të drejtën, s’po na lë ti me bërë diçka ndryshe.”






Source link