Tragjedi në Durrës! Makina përplas tre fëmijë në lagje – dy humbin jetën, një në gjendje të rëndë (VIDEO) – ekskluzivet

May 3, 2026


Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të mitur që ndodheshin në lagje.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, fëmijët, të moshës rreth 8 deri në 13 vjeç, janë goditur nga një makinë që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.

Si pasojë e plagëve të marra, dy prej tyre kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër, vetëm 8 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se fëmijët po luanin në zonën e lagjes në momentin e aksidentit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.



Source link