Ndodh e papritura mes Gimbos dhe Mateos pas daljes – ekskluzivet
Gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP Albania, Mateo Borri dhe DJ Gimbo u panë si një nga miqësitë më të forta brenda shtëpisë.
Por pas daljes nga spektakli, duket se gjërat kanë ndryshuar.
Prej disa kohësh, fansat kanë vënë re mungesën e plotë të postimeve apo ndërveprimeve mes tyre në rrjetet sociale, një detaj që ka ngritur menjëherë dyshime.
Kjo “heshtje” digjitale është interpretuar si një shenjë e mundshme e një distance mes tyre, duke ndezur aludime për një krisje në miqësi.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zërave, të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, çka lë hapësirë për interpretime të ndryshme.
Për momentin, as Mateo dhe as Gimbo nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa publiku mbetet në pritje për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një fazë të përkohshme apo një ndarje të vërtetë.