“Më ktheu përgjigje…” rrëfen momentin rrëqethës te varri i Dr. Florit (VIDEO) – Welcome

May 3, 2026


Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Armir Shahini është rikthyer në ekran me rrëfime të forta dhe emocionale.

I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, artisti ndau një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij: humbjen e mikut dhe kolegut të ngushtë, Dr. Flori.

Miri tregoi se nuk ka mundur të jetë fizikisht në ceremoninë mortore, duke e ndjekur gjithçka nga larg, përmes ekranit.

“E shikoja ceremoninë live, por kishte momente që e fikja… nuk e duroja dot,” – u shpreh ai, duke treguar sa e rëndë ka qenë për të kjo përvojë.

Por momenti më prekës erdhi kur ai foli për vizitën e tij të parë sapo u kthye në Shqipëri.

Pa shkuar as në shtëpi, destinacioni i parë i tij ishte varri i Dr. Florit.

Aty, mes emocionesh të forta, ai tregoi se ka folur me mikun e ndjerë:
“I thashë ‘Pse ike? S’duhet të kishe ikur…’ dhe më ka kthyer përgjigje,” – rrëfeu Miri, duke lënë të nënkuptohet një moment shumë personal dhe i thellë shpirtëror.

Deklarata e tij ka prekur publikun dhe është bërë menjëherë virale, duke rikthyer në vëmendje lidhjen e fortë mes dy artistëve.



Source link