Kujdes pamje të rënda! Momenti kur përplasen fëmijët – britma dhe panik në vendngjarje (VIDEO) – Welcome

May 3, 2026


Detaje të reja dhe pamje të forta kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur në zonën e Kënetës, në Durrës, ku tre fëmijë të mitur u përplasën nga një automjet.

Në videon që po qarkullon në rrjet, kapet momenti pas përplasjes, ku dëgjohen britma dhe të qara nga personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Situata shfaqet kaotike, me njerëz që vrapojnë për të dhënë ndihmë dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Siç është raportuar, fëmijët, të moshës 8 deri në 13 vjeç, u goditën nga një makinë që dyshohet se lëvizte me shpejtësi.

Fatkeqësisht, dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Pamjet kanë tronditur rrjetin, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore dhe rreziku që u kanoset fëmijëve në zona të banuara.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.



Source link