Cllevio bën veprimin e papritur për publikun në mes të koncertit
1
Reperi nga Shqipëria, Cllevio shënoi rikthimin e tij në skenë pasi rifitoi lirinë, një ngjarje që mori vëmendje të madhe në jetën e natës në Tiranë.
Ai u shfaq i qetë, duke iu drejtuar me sinqeritet të pranishmëve. Fjalët e tij në mikrofon zbuluan dikë që e kishte ndjerë vërtet mungesën e skenës. “Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i emocionuar… Më kanë rënë dritat këtu, s’po shoh njeri,” tha Cllevio, duke mos e fshehur emocionin e kësaj daljeje të parë pas izolimit.
Reperi zbuloi një detaj nga prapaskena. Për t’ua kthyer respektin fansave që kishin ardhur për ta dëgjuar, ai ndau një surprizë për mbrëmjen.
“Pyeta çunat e pronarit sa kushton një teke tekila. Dhe i thashë më jep një çmim se dua të qeras gjithë klubin me nga një teke tequila… Bëmë muhabetin se si do shkonte,” tha ai para turmës.
@publik.alCllevio mes emocionesh shpërthen në falënderime për fansat dhe i surprizon duke i qerasur të gjithë me tequila