Shpërthen rrjeti/ Mozës i ndodh e papritura pas Prime-t – ja detajet (FOTO) – ekskluzivet

April 28, 2026


Mimoza Ahmeti po konfirmohet dita-ditës si një nga figurat më të forta të Ferma VIP.

Ndërsa brenda fermës vazhdon të dhurojë momente epike dhe batuta që bëhen virale, jashtë kamerave popullariteti i saj po rritet me ritme të jashtëzakonshme.

Gjatë Prime-t të fundit, ku Moza ishte sërish në qendër të vëmendjes, ndikimi i saj u reflektua menjëherë në rrjetet sociale.

Para nisjes së spektaklit, llogaria e saj në Instagram numëronte rreth 88 mijë ndjekës. Por vetëm pak orë më pas, kjo shifër është rritur ndjeshëm, duke arritur në rreth 92.6 mijë.

Një rritje prej afro 5 mijë ndjekësish në kaq pak kohë është një tregues i qartë i mbështetjes që ajo po merr nga publiku.

Ky “boom” në rrjet tregon se Mimoza Ahmeti jo vetëm që po dominon lojën brenda fermës, por po fiton edhe zemrat e publikut jashtë saj.



Source link