Kundër familjes? Ola sfidon vëllain dhe merr vendimin e papritur (VIDEO)

April 28, 2026


Raporti mes dy fermerëve në Ferma VIP duket se ka hyrë në një fazë të re, pas hyrjes së Fabianit, vëllait të Olës, në Prime-in e fundit.

Vizita e tij solli tension, pasi ai i kërkoi motrës të distancohej nga Adioni, duke theksuar se nuk po u qëndronte parimeve me të cilat kishte hyrë në lojë.

Pas kësaj ndërhyrjeje, dyshja ka folur hapur për situatën.

Adioni pranoi se ka qenë në stres dhe se donte t’i kërkonte falje familjes së Olës:
“Kam qenë në stres… kam dashur t’u them më fal,” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Ola tregoi se momenti nuk ishte ashtu siç e kishte pritur:
“Unë mendova që do vinte për mirë… por nuk ja fal vetes. Adionin e kam xhan,” – tha ajo, duke shtuar se ndjenjat nuk mund të fiken me një “buton”.

Dyshja konfirmoi gjithashtu se janë distancuar për momentin, por kanë bërë një marrëveshje që të ruajnë qetësinë dhe respektin mes tyre.

Një nga çështjet kryesore që ka ndikuar në reagimin e familjes ka qenë ideja se Adioni kishte një lidhje jashtë, diçka që ai e mohoi kategorikisht:
“Nuk kam një lidhje jashtë… jam ndarë para se të hyja. Nëse do kisha, nuk do afrohesha te Ola,” – sqaroi ai.

Situata mbetet e ndërlikuar, ndërsa publiku po ndjek me vëmendje çdo zhvillim të ri mes tyre, për të parë nëse kjo marrëdhënie do të marrë një kthesë tjetër.





Source link