Alby, një nënë krenare, emocionohet nga arritjet e vajzës së saj

April 28, 2026


Një moment mjaft i ëmbël është ndarë së fundmi nga Alby me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke zbuluar një tjetër anë të jetës së saj.

Ajo ka lënë mënjanë për pak postimet e zakonshme për të ndarë një sukses shumë të rëndësishëm dhe personal: arritjet akademike të vajzës së saj, Zazës. Përmes një fotografie të publikuar në “Instastory”, Alby ka treguar se e bija ka arritur rezultate të shkëlqyera në shkollë.

Në foton e postuar në llogarinë e saj të Instagramit, shihet qartë një çertifikatë me mbishkrimin “Principal Honor Roll”(Lista e Nderit e Drejtorisë). Ky është një vlerësim i veçantë që u jepet nxënësve me rezultate të larta akademike dhe sjellje shembullore.

Emri i vajzës, Azariah, lexohet në çertifikatë, dhe sipër është vendosur dhe një emoji me sy në formë zemre, që reflekton gëzimin e madh të saj.

Më shumë sesa vetë çertifikata, vëmendjen e mori dedikimi i saj. Krahas këtij vlerësimi shkollor, fjalët e Albyt ishin plot emocion.

“Shumë krenare që jam nëna e saj” – ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

Ky postim tregon anën e saj më të ndjeshme dhe të përkushtuar si prind, duke konfirmuar se mes gjithë angazhimeve, suksesi i fëmijëve mbetet gjithmonë fitorja më e madhe për çdo nënë.






Source link