Pse Drake është kaq i dashuruar me Shqipërinë?
1
Interesi i reperit amerikan Drake për Shqipërinë, është bërë shpesh temë diskutimi në rrjetet sociale dhe media, pas aludimeve të ndryshme që e lidhin atë me vendin tonë për arsye personale apo marketingu.
Sipas ish-banorit të “Big Brother VIP”, Alessio Aliaj, kjo lidhje nuk ka të bëjë me ndonjë histori romantike apo strategji promovuese, por me marrëdhënie personale dhe miqësi të hershme.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Aliaj u shpreh se Drake ka pasur kontakt me shqiptarë që në moshë të re dhe se është rritur pranë disa djemve shqiptarë që i konsideron si miq të ngushtë.
“Unë Drake e njoh mirë, kemi edhe kontakte. Ai ka një respekt shumë të madh për shqiptarët sepse është rritur me shqiptarë. Ka qenë viktimë e bullizmit dhe disa shqiptarë e kanë ndihmuar. Ai është rritur me djem shqiptarë që tashmë i ka si vëllezër”, u shpreh Aliaj.
Sipas tij, këto marrëdhënie personale janë arsyeja kryesore e vlerësimit që artisti ka për shqiptarët, duke mohuar zërat që e lidhin këtë interes me vajza shqiptare apo me qëllime marketingu.
Alessio Aliaj shtoi gjithashtu se Drake ka shfaqur interes për të vizituar Shqipërinë dhe për të realizuar një koncert, por deri më tani kjo nuk është finalizuar për arsye organizative dhe logjistike.
Sipas tij, mundësia për një vizitë në të ardhmen mbetet e hapur, megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për ndonjë projekt konkret në vend.