“Po flija gjumë…”/ Luizi shpërfill finalen e Selinës, Kiara bën veprimin e papritur! (VIDEO) – ekskluzivet
Pas finales së Big Brother VIP Albania dhe shpalljes së Selin Bollatit si fituese, festa e madhe ka sjellë edhe reagime interesante nga personazhet e njohur.
Për mikrofonin e emisionit “She’s on Top”, çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pyetur nëse Selin e meritonte fitoren.
Kiara ka reaguar pozitivisht, duke u shprehur se i bëhej shumë qejfi për Selinën dhe duke theksuar se e pëlqen si personazh, madje i uroi edhe suksese publikisht.
Në krahun tjetër, Luizi zgjodhi një qasje krejt tjetër.
Me stilin e tij ironik, ai u shpreh se nuk e kishte parë fare finalen, pasi “po flinte gjumë”, një deklaratë që nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet.
Shumë ndjekës e kanë interpretuar këtë si një formë mospajtimi apo mungesë interesi ndaj rezultatit përfundimtar.
Kujtojmë se edhe më herët, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në shtëpi, Luizi kishte shprehur kritika ndaj Selinës, duke e cilësuar si një lojtare “dinake”.
Duket se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar as pas përfundimit të spektaklit, duke ndezur sërish debat në rrjetet sociale.
@shesonair_tar Luiz Ejlli flet troç për BBV5: A e meriton fituesja kurorën sipas tij…? @Top Albania Radio #sheisonair #topalbaniaradio