“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona përplaset me Vanesën
1
Ka nisur e tensionuar mbrëmja e sotme e spektaklit Ferma VIP 3, ku nuk kanë munguar akuzat dhe deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit mes vetë fermerëve.
Ermiona ka deklaruar që në start të spektaklit se dëshiron të largohet, pasi nuk është pritur mirë.
Por Vanesa është kundërpërgjigjur duke thënë se Ermiona është pritur shumë mirë, por është kjo e fundit që ka shkaktuar energji negative.
Pjesë nga debati:
Vanesa: Ermiona është pritur shumë mirë kur erdhi.
Ermiona: Nga kush, moj Vanesa? Nga ty?
Vanesa: Po thoja që Ermiona Lekbello është pritur shumë mirë që kur hyri.
Ermiona: Kujdes me mbiemrin tim, është i rëndë, jo si i një 30-vjeçareje si ty.
Vanesa: Unë jam edhe më e madhe se ty; si 24-vjeçare kam shumë vlera.